Google ADS

“Shpërthim” në një tunel nën aeroportin e Manchesterit

00:44 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Ka ndodhur një eksplodim i madh i cili ka shkaktuar zjarr në një tunel nën aeroportin e Manchesterit.

Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes, derisa janë detyruar që ta mbyllin tunelin nga të dyja anët, raporton dailymail.

Në foto shihet tymi i rëndë duke dalë nga tuneli, në A538, dhe zjarrfikësit duke luftuar që të ndalin atë, derisa dëshmitarët okularë kanë raportuar se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe, sikurse eksplodim.

Ende nuk është e qartë se si është shkaktuar zjarri. Ndërsa raportohet se një furgon është kapluar nga zjarri brenda tunelit., i cili tashmë është shuar.

Tani zjarrfikësit janë duke e hequr furgonin nga aty, derisa thonë sipas dailymail se tuneli do të hapet së shpejti për qarkullim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme