Google ADS

Shpërthim në një stacion elektrik në Australi, shumë qytete mbesin pa rrymë

12:30 | 25 Maj 2021
A. B.

Qindra mijëra njerëz në të gjithë shtetin Australian mbetën pa energji elektrike pas një shpërthimi në një stacion elektrik.

Kompanitë e energjisë tani po përpiqen të rikthejnë energjinë ndërsa zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar kaos të trafikut, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info

CS Energy tha që zjarri shpërtheu në stacionin afër qytetit të Biloela rreth orës 13:45 me kohën lokale (03:45 GMT). Rreth 250,000 konsumatorë që atëherë u është rikthyer energjia elektrike, sipas siguruesve të energjisë.

Por shumë mbeten ende pa energji elektrike, me rreth 375,000 konsumatorë të prekur fillimisht nga ndërprerja, sipas një deklarate të mëparshme nga kompania e energjisë Energex.

Ministri i Energjisë i Queensland Mick de Brenni u kërkoi njerëzve që jetojnë në këtë zonë të zvogëlojnë përdorimin e energjisë elektrike atje ku është e mundur për katër orë të martën në mbrëmje për të zvogëluar barrën e sistemit.

Ndërprerja goditi shkollat, shtëpitë dhe bizneset në një pjesë të gjerë të shtetit.

Ai gjithashtu preku shkurtimisht aeroportin dhe semaforët në qytetin e Brisbane, me zyrtarë që paralajmëruan shoferët të kujdeseshin për rrugët, njoftoi Australia Broadcasting Corporation.

Shërbimet e urgjencës në Queensland thanë se po shuanin një “zjarr të turbinave gjeneruese” dhe se ata prisnin që të ishte një ngjarje kogja e komplikuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme