Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një respirator oksigjeni shpërtheu në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus në jug të Turqisë.
Shpërthimi shkaktoi zjarr në njësitin e kujdesit intensiv në spitalin privat Universiteti Sanko në Gaziantep, thotë Zyra e Guvernatorit, transmeton portali arbresh.info
Të paktën një nga pacientët vdiq ndërsa po transferohej në një spital tjetër.
Turqia ka regjistruar gati dy milionë raste koronavirusesh dhe 17,610 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Asnjë lëndim nuk u raportua në lidhje me zjarrin, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe u shua shpejt.
Viktimat ishin të moshës midis 56 dhe 85 vjeçare, tha spitali në një deklaratë.
Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e shpërthimit./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...