Të paktën 109 persona e kanë humbur jetën në shpërthimin që ndodhi më 22 prill në një rafineri të paligjshme nafte në jug të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Operacioneve të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave Nigeriane (NEMA), Ifeanyi Nnaji tha se punimet e kërkimit filluan pas fatkeqësisë së ndodhur në rafinerinë e paligjshme të naftës në zonën Abaezi në rajonet Rivers dhe İmo.
“Situata është më serioze nga sa parashikonim. Deri më tani kemi gjetur trupat e pajetë të 109 personave. Shumë trupa kanë rënë në lumë dhe ka të vdekur në rafineri”.
– “Fatkeqësi dhe një katastrofë kombëtare”
Në anën tjetër, sipas një deklarate me shkrim nga zëdhënësi i presidencës nigeriane, Garba Shehu thuhet se presidenti Muhammadu Buhari, ngjarjen e shënuar në ajon e ka cilësuar si “Fatkeqësi dhe një katastrofë kombëtare”.
Buhari ka uruar mëshirën e Allahut mbi personat që kanë humbur jetën në shpërthim, ngushëllim për popullin si dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.
Duke bërë të ditur se përgjegjësia e humbjes së jetëve dhe pronës në shpërthim duhet të jetë drejtpërdrejt mbi sponsorët e rafinerisë ilegale, Buhari tha se “Të gjithë duhet të arrestohen dhe t’i dorëzohen drejtësisë”.
Më parë ishte njoftuar se sipas të dhënave paraprake 100 persona kishin humbur jetën në shpërthimin e ndodhur në orët e natës më 22 prill në rajonet Rivers dhe İmo në jug të Nigerisë.
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...