Shpërthim në një funeral në Kabul, viktima të shumta

14:40 | 3 Qershor 2017
Arbresh.info

Shpërthimet kanë qenë shënjestër në funeralin e një personi që është vrarë në protestat e së premtes, duke shkaktuar viktima të shumëfishta.

Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, ishte prezent në funeral, ndërsa ende nuk është konfirmuar vendndodhja e tij.

Në protestën e së premtes ndodhi një shpërthim i një bombe me ç’rast u vranë 90 njerëz në lagjën diplomatike të qytetit. Distrikt ky në të cilin gjenden pallati presidencial dhe shumë ambasada.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se numri i viktimave të vrarë në funeral është 12.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme