Google ADS

Shpërthim në një fabrikë në Meksikë, pesë të vdekur

09:56 | 24 Korrik 2024
K.B

Një shpërthim në një fabrikë për prodhimin e tekilës në Meksikën qendrore ka shkaktuar të paktën pesë viktima dhe ka nxitur autoritetet të largojnë turistët.

Victor Hugo Roldan, kreu i departamentit të zjarrfikësve në shtetin Jalisco tha se një shpërthim ndodhi në një rezervuar 500,000 litrash në fabrikë që shkaktoi zjarrin, i cili u shua nga personeli.

Ndërkohë disa punëtorë kanë mbetur të plagosur.

Komuna e Tequila, shtëpia e disa distileri që prodhojnë këtë pije nga bima e kaktusit blu agave, është gjithashtu një destinacion popullor turistik, rreth një orë me makinë në veriperëndim të Guadalajara, qyteti i dytë më i madh i Meksikës./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme