Shpërthim në Mogadishu, 61 të vrarë

11:01 | 28 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Të paktën 61 persona raportohet të jenë vrarë nga një shpërthim i një bombe të kurdisur në një automjetë në kryeqytetin e Somalisë.

Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli në një kryqëzim të ngjeshur në Mogadishu.

“Deri më tani, kemi mbartur 61 të vdekur,” i tha agjensisë së lajmeve Abdikadir Abdirahman Haji Aden, themeluesi i ambulancave Aamin.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për bombën, por militantët e al-Shabab shpesh kanë kryer sulme atje, njofton Klan Kosova.

Al-Shabab – një grup militantësh islamikë, aleatë me Al-Kaedën – ka zhvilluar një kryengritje për më shumë se 10 vjet. Ajo u detyrua të dalë nga kryeqyteti në 2011, por ende kontrollon zonat e vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme