Google ADS

“Shpërthim” në Leicester, policia del në vendin e ngjarjes

21:32 | 25 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Policia në Leicester, në Britani të Madhe i është përgjigjur menjëerë një incidenti të madh, pasi dëshmitarët e rastit kanë treguar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në zonën Hinckley Road të qendrës së qytetit.

Incidenti besohet të ketë ndodhur rreth orës 7:19 , sipas kohës lokale dhe raportohet se fuqia e shpërthimit ka lëkundur të gjithë zonën përreth, transmeton portali arbresh.info

Policia ka shtuar se ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi është e mbushur me dyqane poshtë shtëpive dhe me  fast food./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme