Shpërthim në kufirin turko-sirian, një i vdekur

13:48 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Një person është vrarë nga shpërthimi në kufirin turko-sirian, raportojnë mediat turke.

Sipas raportit, si pasojë e shpërthimit të një makine bombë, një nga inxhinierët civilë përgjegjës për ndërtimin e murit në kufirin me Sirinë është vrarë, transmeton portali arbresh.info

Vlen të theksohet që Turqia është duke ndërtuar një mur 239 kilometra në kufi me Sirinë që nga gushti i vitit të shkuar.

Siria ka vuajtur nga konflikti i armatosur që nga marsi i vitit 2011, që sipas OKB-së ka marrë jetët e më shumë se 500 mijë njerëzve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme