Shpërthim në Kiev, një deputet i vdekur

22:39 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine në qendër të Kievit, transmeton portali arbresh.info

Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Brendshme ukrainase, në mesin e viktimave është një deputet dhe shoferi i tij.

“Sipas të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes katër persona kanë marrë lëndime trupore. Ndërsa gjatë rrugës për në spital njëra nga viktimat ka ndërruar jetë. Gjendja e të plagosurve të tjerë nuk dihet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme./arbresh.info/

22814301_1655803704469794_7155598493316250974_n 22729231_1655810564469108_2845023364817902617_n 22814379_1524787420941277_1654956866198506467_n 22815411_1524787427607943_5245970096138633039_n 22730045_1524787454274607_8983752576074731899_n 22688598_1524787544274598_7609771584085468871_n

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme