Shpërthim në Francë, një i vdekur dhe 10 të lënduar

15:13 | 7 Shkurt 2021
A Z

Një 88-vjeçare ka humbur jetën dhe partneri i saj 89-vjeçar është lënduar seriozisht, gjatë një shpërthimi në një garazh në qytetin francez Bordeaux të shtunën, kanë njoftuar zjarrfikësit e këtij qyteti, raporton “The Local.fr”.

Hetimet fillestare sugjerojnë se gazi është arsye e shpërthimit, që ka shkatërruar një ndërtesë të vogël dhe ka dëmtuar dy ndërtesa tjera fqinje.

88-vjeçarja ishte llogaritur si e zhdukur pas shpërthimit rreth orës 8 të mëngjesit. Por, trupi i saj u gjet në rrënoja rreth orës 16:00.

Partneri i saj 89-vjeçar është duke luftuar për jetë.

Raportohet për dhjetë të lënduar nga shpërthimi.

Të ngjashme