Shpërthim në fabrikën e fishekzjarrëve në Turqi, gjashtë ushtarë të plagosur

19:25 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Tre ushtarë turq kanë vdekur nga shpërthimi i një kamioni ushtarak gjersa po largonin eksplozivët nga një fabrikë fishekzjarrësh që shpërtheu javën e shkuar.

Të paktën gjashtë ushtarë janë plagosur në shpërthimin e fundit – që ndodhi derisa ata po largonin kimikatet në një gurore për t’i shkatërruar, transmeton portali arbresh.info.

Shpërthimi fillestar u bë të premten e kaluar në qytetin e Hendek. Shtatë vetë vdiqën dhe rreth 100 u lënduan.

Një nga pronarët e fabrikës është arrestuar.

Kamioni mbante materiale të pashpërthyera nga mbetjet e fabrikës së fishekzjarreve kur u hodh në erë të enjten.

Pamjet televizive treguan se tymi po ngrihej nga skena në një zonë malore të provincës Sakarya.

Një hetim mbi shkakun e incidentit të së premtes së kaluar është duke u zhvilluar. Zyrtarët e kanë përshkruar atë si një aksident industrial./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme