Shpërthim në fabrikën e fishekzjarrëve, ka edhe të vdekur

10:13 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Pesë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjera janë shpallur të zhdukur pas një shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve në qytetin portugez të Lamegos.

Të gjitha viktimat ishin punëtorë në këtë fabrikë që gjendet 100 kilometra në lindje të Portos, transmeton portali arbresh.info. Edhe pronari i fabrikës është në mesin e të vdekurve.

Kjo uzinë ishte një biznes familjar, ndërsa kryetari i bashkisë Franciso Lopes e quajti këtë ngjarje një tragjedi të madhe.

Shumë nga viktimat mendohet të jenë pjesë e së njëjtës familje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme