Google ADS

Shpërthim në Afganistan në ditën e pavarësisë

09:59 | 20 Gusht 2019
Arbresh.info

Një numër njerëzish, përfshirë edhe fëmijë janë plagosur si pasojë e një serie të shpërthimeve në restorante dhe sheshe publike në qytetin lindor të Jalalabadit, në kohën kur vendi po festonte 100 vjetorin e pavarësisë nga britanikët.

Noor Ahmad Habibi, një zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, tha të hënën të paktën 66 njerëz u plagosën në aq sa 10 shpërthime të raportuara në dhe rreth qytetit, transmeton portali arbresh.info.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

“Ne erdhëm në qytet për të festuar dhe u drejtuam në sheshin kryesor kur bomba doli. Unë u plagosa dhe pastaj dikush më çoi në spital,” tha Walid, 17 vjeç, nga rrethi Pachir Agaam në Jalalabad, për Al Jazeera.

“Ishte dashur të ishte një ditë e lumtur dhe ata vijnë dhe vrasin njerëz. Ata na sollën pikëllimin në një ditë ku njerëzit duhej të ishin të lumtur.”

Shpërthimet pasuan një sulm me bomba gjatë fundjavës në një dasmë në kryeqytetin, Kabul, në të cilën të paktën 63 njerëz u vranë dhe gati 200 të plagosur.

Ky sulm u pohua nga grupi Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL ose ISIS)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme