Shpërthimi i disa vatrave të reja me koronavirus në Kinë ka ngritur alarmin e përhapjes masive të virusit, ashtu siç ndodhi në fillim të këtij viti kur epidemia u fsheh. Autoritetet kanë rekomanduar kundër udhëtimeve këtë periudhë ndërsa miliona vetë po testohen.
Autoritetet kineze po testojnë me qindra e mijëra vetë në Pekin dhe miliona të tjerë në qytetin port të Dalian-it, pasi brenda një jave u gjetën 42 raste pozitive me koronavirus.
Ky shpërthim i dha fund një periudhe të qetë disa mujore me thuajse zero raste ditore.
Banorët e Dalian-it janë udhëzuar të mos largohen nga qyteti.
Dalja e rasteve të reja me koronavirus vjen para periudhës së pushimit për Vitin e Ri Hënor, kur miliona kinezë udhëtojnë për t’u kthyer në vendlindje.
Që tani autoritetet janë alarmuar pasi periudha e pushimit për festën tradicionale të këtij viti ndikoi për përhapjen e virusit në mbarë botën.
Në Pekin qytetarët janë urdhëruar të mbajnë sërish maska në mjedise publike ndërsa qeveria e Pekinit bëri thirrje kundër udhëtimeve dhe grumbullimeve.
Kompanitë e udhëtimeve janë urdhëruar gjithashtu të mos organizojnë turne në grup gjatë periudhës së pushimeve. Këtë vit Viri i Ri Hënor bie më 12 shkurt.
Pjesë të tjera të vendit po marrin masa gjithashtu. Provinca Anhui ku ka miliona punëtorë emigrantë, synon të testojë dhe monitorojë të gjithë ata që kthehen nga pushimet.
Në vend ka një plan për të vaksinuar rreth 50 milionë vetë, ndonëse për vaksinat e prodhuar nga firmat kineze ka pak informacion.
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...