Një shpërthim i fuqishëm i makinës bombë në qendër të Afganistanit ka vrarë e plagosur dhjetëra njerëz, njoftojnë zyrtarët.
Basir Mujahid, një zëdhënës i policisë së Kabulit, ka thënë se disa njerëz janë vrarë e plagosur në një shpërthim në afërsi të hyrjes së ambasadës gjermane, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte një makinë bombë afër ambasadës gjermane, por ka disa ndërtesa të tjerë të rëndësishme dhe zyre atje gjithashtu. Është e vështirë të thuhet se cili ishte objektivi ekzakt”, ka thënë Mujahid.
Shpërthimi ka thyer dritare e ka hedhur në erë dyer nga shtëpitë në afërsi.
Një zëdhënës i shëndetit publik tha se të paktën 67 njerëz të plagosur ishin dërguar në spitale përreth Kabulit.
Nuk kishte asnjë marrje ë të menjëhershme të përgjegjësisë për shpërthimin./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale