Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Milanos sot.
Mediat italiane bëjnë me dije se ka qenë një makinë që mbante bombola oksigjeni ajo që ka shpërthyer, duke shkaktuar ë pas “efektin domino”.
Nga shpërthimi i fuqishëm, disa automjete janë përfshirë në flakë, dhe një shtëllungë e madhe me tym të zi ka mbuluar qiellin e zonës.
ë paktën pesë makina dhe katër motoçikleta janë djegur, raportojnë mediat atje, me zjarrin që u përhap drejt apartamenteve në rrugë dhe një farmacie.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në zonën Porta Romana të qytetit, e cila është rrethuar nga policia.
Një shkollë dhe azil pleqsh aty pranë janë evakuuar, ndërsa raportohet vetëm për një të lënduar.
Hetimet mbi ngjarjen kanë nisur./albeu.com/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?