Shpërthim i fuqishëm në depon e armëve në Kazakistan, nëntë të vdekur

14:31 | 27 Gusht 2021
arbresh.info

Nëntë persona kanë vdekur pas shpërthimeve në një depo armësh në jug të Kazakistanit derisa dyshohet edhe për katër të tjerë, tha ministria për emergjenca.

Deklarata e ministrisë tha se punonjësit e shërbimeve të urgjencës dhe personeli ushtarak ishin në mesin e viktimave dhe shtoi se katër persona ishin zhdukur.

Fshatrat aty pranë u evakuuan nga autoritetet, shërbimet e urgjencës ndihmuan të plagosurit dhe disa linja hekurudhore u mbyllën./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme