Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve

07:27 | 8 Tetor 2024
E.H

Një shpërthim ndriqoi qiellin e Bejrutit të hënën në mbrëmje. Sulmet e natës kanë shënjestruar periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit që nga 27 shtatori.

Një kamerë e CNN kapi shpërthimin, i cili shkëlqeu në qiell për më pak se një sekondë, por hodhi një dritë portokalli nga zona e shënjestruar, transmeton Arbresh.info.

Gjithashtu janë dëgjuar disa sulme në periferitë jugore të Bejrutit gjatë ditës.

Rreth gjysmë ore përpara se shpërthimi, Avichay Adraee, zëdhënësi arab për Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), paralajmëroi banorët se IDF do të synonte dy zona në periferitë jugore, Burj Al-Barajneh dhe Hadath. të cilat ai tha se ndodheshin pranë objekteve dhe interesave të Hezbollahut.

Të paktën shtatë spitale janë në zonat e ndaluara të vendosura nga ushtria izraelite në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit, duke përfshirë Spitalin Al Rassoul Al Azam dhe Spitalin St. Therese, zbuloi analiza e CNN për urdhrat e evakuimit ushtarak izraelit. .

Në një deklaratë të mëvonshme, IDF tha se Forcat Ajrore izraelite kishin kryer sulme ndaj “objektivave terroriste që i përkisnin Shtabit të Inteligjencës së Hezbollahut” të hënën mbrëma.

IDF tha se kishte goditur gjithashtu objektivat e dyshuar të Hezbollahut në Libanin jugor dhe zonën Beqaa të hënën në mëngjes, duke përfshirë “objektet e ruajtjes së armëve, vendndodhjet e infrastrukturës terroriste dhe një lëshues”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme