Shpërthim i fortë në portin e Kinës lindore, tymi mbulon zonën

10:58 | 9 Gusht 2024
A B

KINË- Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një anije kontejnerësh të ankoruar në portin Ningbo-Zhoushan në provincën lindore Zhejiang të Kinës. Ky port për shkak të fluksit konsiderohet si më i ngarkuari në botë.

Aktualisht, nuk janë raportuar viktima apo të plagosur.

Shpërthimi ishte shumë i fortë, ndërsa flakët dhe tymi mbuluan zonën. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi ngjarjen, ndërsa një ekip po heton mbi rrethanat e shpërthimit që tronditi portin kinez./abcnews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme