Shpërthim gjatë ushtrimeve të ushtrisë ruse, një i vdekur

15:34 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Të paktën një ushtar është vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar gjatë ushtrimeve të ushtrisë ruse në Shën Petersburg.

Incidenti ndodhi gjatë praktikës së shënjestër në Leningrad, konfirmojnë autoritetet ushtarake, transmeton portali arbresh.info

Një predhë e hedhur nga një tank, u devijua nga trajektorja e saj e shënjestruar, u rikthye nga toka dhe shpërtheu afër pozicionit në të cilin gjashtë ushtarakët ishin fshehur.

Pesë të plagosurit janë dërguar në spital, thuhet në deklaratë, duke shtuar se një komision hetimor ushtarak është aktualisht në vendin e shpërthimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme