Të paktën një person është mbetur i vdekur dhe 70 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një shpërthimi të madh pranë aeroportit të Bolognas në Itali.
Sipas raportit të policisë, të lënduarit janë me djegie të rënda kur një cisternë benzine ka shpërthyer pas një aksidenti trafiku, transmeton Lajmi.net
Pamjet dramatike të ndara në mediat sociale tregojnë një zjarr të madh në qiell dhe tymi që ngrihet mbi aeroportin në veri të vendit.
Sipas dëshmitarëve ka ndodhur një perplasje që përfshiu edhe një cisternë me benzinë, ku automjeti më pas shpërtheu. Policia tha se kanë mbyllur autostratën.
Zjarrëfikësit italianë kanë dalur në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet përgjegjëse emergjente dhe po lokalizojnë rastin.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën