Pesë persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një hotel në Bucheon, në perëndim të Seulit, raportojnë mediat e huaja. Zjarri përfshiu katin e tetë të hotelit nëntëkatësh.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, një nga viktimat ishte një klient i hotelit. Në vendngjarje janë angazhuar 46 zjarrfikëse me më shumë se 150 zjarrfikës.
“Për momentin po shuajmë zjarrin dhe po përpiqemi të shpëtojmë njerëzit”, tha një zyrtar nga Departamenti i Zjarrfikësve në Provincën Gyeonggi./abcnews/
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...