Shpërthen zjarri, evakuohet aeroporti JFK

23:11 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Një zjarr brenda një restoranti në aeroportin JFK ka bërë që pasagjerët të evakuohen pasditen e sotme.

Një zjarr i shkaktuar nga yndyra brenda restorantit Panda Express pranë portës së nisjes B25 shpërtheu rreth orës 15:30 të kohës lokale, njofton policia e Autoritetit Portual, transmeton arbresh.info.

Tymi i trashë që dilte nga zjarri mbushi zonën aty pranë, duke shkaktuar që një pjesë e aeroportit të evakuohej.

Zjarri është arritur të shuhej që nga ajo kohë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme