Google ADS

Shpërthen vullkani, shpallet gjendja e emergjencës në Hawai

19:18 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Në Hawaii ka shpërthyer vullkani Kilauea. Për këtë zhvillim është shpallur gjendja e emergjencës dhe janë evakuuar mijëra banorë.
Vullkan i malit Kilauea ka shpërthyer pranë një zone banimi në ishullin më të madh të Hawaiit, duke nxitur një gjendje të jashtëzakonshme lokale dhe evakuimin e detyrueshëm të 1,700 banorëve.

Nivelet jashtëzakonisht të larta të gazit të rrezikshëm të dioksidit të squfurit janë zbuluar në zonën e evakuimit, bëri të ditur Agjencia Civile e Mbrojtjes.

Qendrat e komunitetit janë hapur për të siguruar strehim. Shpërthimi pason një seri tërmetesh të forta gjatë ditëve të fundit.

Një dalje e kraterit vullkanik – i njohur si Puu Oo – u shemb më herët këtë javë, duke dërguar llavë poshtë shpateve të malit drejt zonave të banuara.

Zyrtarët kishin paralajmëruar banorët gjatë gjithë javës që ata duhet të jenë të përgatitur për tu evakuuar për shkak të situatës së rrezikshme. Banorët tregojnë tmerrin që kaluan dhe frikën e tyre. Një familje thotë se janë larguar nga shtëpia e tyre në momentet e fundit përpara se llava të shkatërronte banesën.

Guvernatori i Hawaiit, David Ige, thotë se ka aktivizuar rezervistë ushtarakë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar evakuimin e mijëra qytetarëve. Pamjet televizive treguan një lumë të llavës që buron nga mali Kilauea. Ndërkohë, më herët këtë vit, një alarm fals se është lëshuar një raketë balistike në drejtim të ishullit shkaktoi panik, duke detyruar shtetet amerikane që të rishqyrtojnë sistemet e tyre të alarmit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme