Një vullkan ka shpërthyer në jug-perëndim të kryeqytetit të Islandës Reykjavik, thotë zyra meteorologjike e vendit.
Sipas zyrtarëve çarja është rreth 500-700 metra e gjatë (1,640-2,300 metra) në Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes. Shpërthimi i fundit atje kishte ndodhur rreth 800 vjet më pare, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Islanda ka regjistruar më shumë se 40,000 tërmete në tre javët e fundit.
Në vitin 2010, shpërthimi i një vullkani tjetër, Eyjafjallajokull, çoi në ndalimin e trafikut ajror në të gjithë Europën.
Zyra Meteorologjike Islandeze thotë se shpërthimi i Fagradalsfjall filloi rreth orës 20:45 sipas kohës lokale dhe më vonë është konfirmuar përmes kamerave të internetit dhe imazheve satelitore.
Para shpërthimit të vullkanit, gjithashtu në vend është regjistruar edhe një tërmet me madhësi 3.1 shkallë, rreth 1.2 km nga Fagradalsfjall.
Islanda shpesh përjeton dridhje ndërsa zvarritet në dy pllaka tektonike, të cilat lëvizin në drejtime të kundërta./arbresh.info/
https://twitter.com/Vedurstofan/status/1373048364623888390
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...