Google ADS

Shpërthen vullkani në Malin Sinaburg të Indonezisë, banorët këshillohen të qëndrojnë larg nga lava

17:41 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Një vullkan në Malin Sinaburg të Indonezisë perëndimore, nxori një ortek të reve ngjyrë hiri përreth burimit të saj të dielën.

Sipas medieve të huaja, vullkani në Sumatrën e Veriut, po vërshonte tym dhe hi më shumë se 1,000 metra në ajër, kurse pluhuri u shtri në një sipërfaqe me një kilometër në jug-lindje, tha Qendra e Vullkanologjisë në Indonezi.

Banorët e kësaj zone u këshilluan nga autoritetet që t’i qëndrojnë larg këtij krateri së paku pesë kilometra, dhe të njëjtit duhet të bënin kujdes nga lava.

Ndërkohë Ministria e Transportit deklaroi të dielën se shpërthimi nuk kishte ndikuar tek udhëtimet ajrore.

Bëhet e ditur se rreth 30 mijë njerëz janë detyruar të shpërngulen viteve të fundit nga shtëpitë e tyre, si pasojë e rreziqeve.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme