Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur kur një helikopter i kërkim-shpëtimit u rrëzua pas shpërthimit të vullkanit.
Vullkani i njohur si Sileri Crater, në ishullin kryesor Java, shpërtheu sot gjatë ditës, transmeton portali arbresh.info.
Dëshmitarët thonë se llava e ftohtë, balta dhe hiri u shpërndanë 50 metra në ajër, kur shpërtheu vullkani rreth orës 11:30 të kohës lokale.
Mendohet se 17 turistë ishin mbledhur në afërsi të vullkanit pas shpërthimit.
Një helikopter shpëtimi i dërguar në vendin e ngjarjes u rrëzua duke vrarë të paktën dy anëtarë të ekuipazhit.
Ushtarët dhe policia nxituan në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit dhe për të evakuuar zonën në rast të shpërthimeve të mëtejshme.
Helikopteri mbante së paku tetë njerëz duke përfshirë katër ekuipazhin./Arbresh.info
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist