Ka shpërthyer vullkani Mount Kilauea në afërsi të zonës së banimit në ishullin më të madh të Hawaiit, duke bërë që të shpallet gjendje emergjente.
Një dëshmitar ka thënë që llava ka kaluar nëpër rrugë sikur një perde e zjarrit, transmeton portali arbresh.info. Më tej ai është shprehur që mund të ndihej era e sulfurit dhe pemëve të djegura.
Kryqi i Kuq amerikan ka hapur një strehimore evakuimi.
Shpërthimi përcjellë një seri të tërmeteve të fuqishme përgjatë ditëve të fundit.
Një dalje e kraterit vullkanik – i njohur si Puu Oo – u rrëzua më parë këtë javë, duke dërguar lavë poshtë shpateve të malit drejt zonave të banuara.
Guvernatori i Hawaiit thotë se ka aktivizuar Gardën Kombëtare të Hawaiit./Arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga