Vullkani Kilauea sërish ka shpërthyer në Ishullin e Madh të arkipelagut Havai.
Qendra për hulumtime gjeologjike e SHBA-së (USGS) tha se shpërthimi ndodhi në kraterin Kalemaumau, ndërsa pamjet tregojnë se ai lëshon llavë dhe sasi të mëdha të hirit vullkanik.
Në njoftim theksohet se shpërthimi nuk kërcënon zonat e populluara dhe se llava mbeti brenda kufijve të Parkut kombëtar të vullkaneve të Havait.
Autoritetet paralajmëruan popullatën për pasojat e mundshme të përhapjes së hirit vullkanik,transmeton Anadolu Agency.
Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë me shpërthime të shpeshta që nga viti 1983.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...