Google ADS

Shpërthen Twitter, pasi Trump tha se ai “kurrë se kishte ditur që janë kaq shumë vende në botë”

20:33 | 7 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “nuk e dinte që kishte kaq shumë vende nëpër botë”, deri në momentin kur ai filloi të merrte urime nga udhëheqësit botërorë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale.

Kjo thënie ka shkaktuar “stuhi” në Twitter, transmeton portali arbresh.info

Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, Trump tha se marrëdhënia e tij me udhëhëqësin “filloi me vështirësi, për shkak se unë kurrë nuk largohesha nga zyra dhe ja ku jam tani…prandaj, nuk kisha shumë përvojë. Pasi fitova, morra urime nga e gjithë bota. Nuk e dija që kishim kaq shumë vende në botë”.

Dhe nuk shkoi shumë, kur Twitter shpërtheu me gafën e fundit të Donald Trump.

Në udhëtimin e tij zyrtar 12 ditor në Azi, Trump së pari ka vizituar Japoninë, ku ka diskutuar për situatën me Korenë Veriore dhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve./arbresh.info/

https://twitter.com/cher/status/927691089665863680?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fusa%2F409083-trump-countries-comment-twitter%2F

https://twitter.com/Helenhs/status/927806714010853376?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fusa%2F409083-trump-countries-comment-twitter%2F

https://twitter.com/WTFisGoingOnDon/status/927640799743041540?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fusa%2F409083-trump-countries-comment-twitter%2F

https://twitter.com/GauravPandhi/status/927777608795750400?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fusa%2F409083-trump-countries-comment-twitter%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme