Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës për herë të dytë brenda më pak e një muaji, duke lëshuar lavë në drejtim të një vendbanimi të afërt.
Shpërthimi, pak para orës 8:00 të mëngjesit të dielën, ndodhi pas një sërë tërmetesh në afërsi të qytetit Grindavik, njoftoi Zyra Meteorologjike e Islandës.
Banorët e këtij vendi u evakuuan gjatë natës, raportoi televizioni islandez RUV.
“Lava po rrjedh disa qindra metra në veri të vendit, pra 400 deri në 500 metra”, tha Kristin Jonsdottir nga Zyra Meteorologjike e Islandës për televizionin RUV.
“Lava po rrjedh drejt Grindvikut”, shtoi ai.
Banorët e Grindvikut ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre edhe në nëntorin e kaluar dhe nuk ishin kthyer në qytet për gjashtë javë, pas një sërë tërmetesh dhe shpërthimit të një vullkani si pasojë.
Ata u kthyen më 22 dhjetor.
Qyteti me 3.800 banorë afër aeroportit kryesor të Islandës u evakuua më 10 nëntor kur një sërë tërmetesh shkaktuan çarje të tokës mes Grindavikut dhe Sylingarfellit, një qytet i vogël bjeshkor në veri.
Pre atëherë janë ndërtuar mure mbrojtëse përreth vullkanit me shpresën e devijimit të magmës larg vendbanimit. Por, muret e ndërtuara në veri të Grindavikut janë rrëzuar dhe lava po lëviz në drejtim të qytetit, tha zyra meteorologjike.
Në Islandë ndodh shpërthimi i një vullkani çdo katër-pesë vjet mesatarisht. Më 2010 ndodhi shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull, më i madhi në vitet e fundit, duke lëshuar re të mëdha hiri në atmosferë, gjë që shkaktoi mbylljen e hapësirave ajrore nëpër Evropë./rel
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë