Një nga vullkanet më aktive të Rusisë shpërtheu të martën, duke lëshuar një re të madhe hiri në qiell, që ngufati disa fshatra.
Vullkani Shiveluç shpërtheu pak pas mesnate dhe arriti kulmin rreth gjashtë orë më vonë, njoftoi Akademia ruse e Studimeve Gjeofizike.
Sipas njoftimit, hiri vullkanik mbuloi një sipërfaqe prej 108 mijë kilometrash katrorë.
“Hiri ka arritur në 20 kilometra lartësi”, tha Danilo Chebrov, drejtor i degës në Kamçatka të Akademisë së Studimeve Gjeofizike.
“Vullkani po përgatitej për këtë për të paktën një vit… dhe procesi po vazhdon, edhe pse është qetësuar tani”, tha Chebrov.
Ekipi i reagimit ndaj vullanit lëshoi alarm për sektorin e aviacionit, dhe tha se “aktiviteti i vazhdueshëm mund të ketë ndikim ndërkombëtar në aeroplanët që fluturojnë në lartësi të ulët”.
Disa shkolla në Kamçatka, rreth 6.800 kilometra në lindje të Moskës, u mbyllën dhe banorët u urdhëruan të qëndrojnë brenda.
“Për shkak të asaj që kam parë këtu, me sytë e mi, do të jetë e pamundur që fëmijët të shkojnë në shkollë, dhe në përgjithësi, prezenca e fëmijëve këtu duhet të vihet në pikëpyetje”, tha kryetari i rajonit Ust-Kamçatsky, Oleg Bondarenko.
Një prej vullkaneve më të mëdha dhe më aktive të Kamçatkas, Shiveluç, ka pasur mesatarisht 60 shpërthime të fuqishme në 10.000 vjetët e fundit, ndërsa i fundit i intensitetit të madh u regjistrua më 2007./rel
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë