Shpërthen një krater i vullkanit Etna në Itali, 10 të plagosur

15:17 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Të paktën 10 persona janë lënduar pasi disa turistë dhe një ekip i BBC-së u zunë në mes të një shpërthimi në Malin Etna, raportojnë mediat lokale.

Një anëtar i ekipit të BBC-së thonë se janë zënë në mes të një “shpërthimi të madh” së bashku me disa turistë në ishullin italian të Sicilisë, transmeton portali arbresh.info.

mount-etna3

Të pranishmit kanë pësuar lëndime në kokë, djegie, prerje dhe nxirje, por thuhet se të gjithë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Një vullkanolog e përshkruar shpërthimin si një nga më të rrezikshme në karrierën e tij 30-vjeçare.

Mali Etna, një nga vullkanet më aktive në botë, filloi të nxjerrë llavë për herë të parë këtë vit në fund të muajit të kaluar.

Është vullkani më i lartë në Evropë me një gjatësi prej 3,330 metra dhe ka shpërthyer disa herë brenda vitit çdo vit./Arbresh.info

mount-etna2

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme