Google ADS

Shpërthen një bombë në Pakistan, humbin jetën katër persona

14:26 | 17 Mars 2019
L G

Policia në Pakistan thotë se të paktën katër persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të një bombe që ishte e telekomanduar.

Shpërthimi ka ndodhur në një hekurudhë në jugperëndim të Pakistanit, në kohën kur një tren me pasagjer po kalonte.

Sulmi i sotëm ndodhi në zonën Dera Murad Jamali, që gjendet në provincën Baloçistan, rreth 300 kilometra në juglindje të kryeqytetit provincial, Kueta.

Zyrtari policor, Irfan Bashir tha se treni po udhëtonte nga Ravalpindi për në Kueta, kur shpërtheu bomba. Ai tha se nga shpërthimi, janë dëmtuar dhe kanë dalë nga shinat tri vagonë të trenit.

Askush deri më tani nuk e ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.

Grupet separatiste në Baloçistan dhe militantët islamikë, në të kaluar kanë kryer sulme në hekurudhat në këtë provincë, që gjendet në kufi me Afganistanin dhe Iranin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme