Shpërthen kolera, Jemeni deklaron gjendjen emergjente

22:58 | 14 Maj 2017
Trina Galanxhi

Zyrtarë të Jemenit në Sanaas, që kontrollohet nga lëvizja e armatosur Houthi, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas një shpërthimi të kolerës.

Sëmundja ka lënë të vdekur dhjetra njerëz, transmeton portali arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë në Jemen u ka bërë thirrje organizatave humanitare dhe donatorëve të tjerë të ndihmës për të ndihmuar në trajtimin e epidemisë dhe për shmangur një ‘fatkeqësi të pashembullt’.

Sëmundja diarreike ka vrarë 51 persona që nga 27 prilli, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa të prekur janë më shumë 2,752 njerëz.

Deri me tani janë konfirmuar 58 raste të prekura me kolerë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme