Më shumë se 6 mijë raste të lisë së majmunit janë raportuar në 58 vende, raporton OBSH.
Agjencia e OKB-së do të rimbledhë një takim të komitetit që do të këshillojë për shpalljen e shpërthimit një emergjencë shëndetësore globale, niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së, në javën që fillon më 18 korrik ose më herët, tha Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale për shtyp nga Gjenevës, transmeton portal arbresh.info
Në takimin e tij të mëparshëm më 27 qershor, komiteti vendosi që shpërthimi, i cili ka parë rritje të rasteve si në vendet afrikane, ku zakonisht përhapet, ashtu edhe globalisht, nuk ishte ende një emergjencë shëndetësore.
“Unë vazhdoj të shpreh shqetësimin tim për shkak të përhapjes së shpejtë të infeksionit”, tha Tedros, duke shtuar se mungesa e testimit nënkupton që mund të ketë më shumë raste tjera që nuk janë raportuar.
Sipas OBSH-së, rreth 80 përqind e rasteve janë në Europë.
Lija e majmunit, një infeksion viral zakonisht i lehtë që shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe lezione të lëkurës, është përhapur në mbarë botën që nga fillimi i majit. Shkalla e vdekshmërisë në shpërthimet e mëparshme të llojit që po përhapet aktualisht ka qenë rreth 1 për qind./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...