Google ADS

Shpërthen kaosi në Bruksel, zjarr dhe përleshje me policinë, fermerët në revoltë

16:23 | 26 Shkurt 2024
KRG

Skena kaosi shpërthyen në kryeqendrën administrative të Evropës. Fermerët u përleshën me policinë në Bruksel ditën e hënë duke hedhur spraj dhe lëngje kundër efektivëve dhe duke u vënëzjarrin gomave, në një shfaqej të re të forcës, ndërsa ministrat e Bujqësisë sëbllokut, u takuan për adresuar shqetësimet e tyre.

Policia e Brukselit tha se 900 traktorë kishin hyrë në qytet, shumë prej të cilëve u turren drejt godinës së Këshillit Evropian ku mbahej takimi.

Kolona tymi u ngritën në qiell, ndërsa policia hodhi ujë për të mbrojtur selinë e BE-së nga pasbarrierave të betonit dhe telave me gjemba.

Fermerët janë të zemëruar prej asaj që e konsiderojnë si konkurencë të padrejtë nga importet e lira të vendeve të tjera, rregullat e shumta për mbrojtjen e mjedisit, dhe subvencionet qëfavorizojnë firmat e mëdha.

Me traktorët epozicionuar në rrugët kryesore që cojnë në selinë e bllokut, manifestuesit paralizuan qarkullimin. Protesta të ngjashme përshkallëzuan në dhunë edhe në fillim tëmuajit, teksa fermerët u vunë flakën mullarëve dhe hodhën vezë e fishekzjarre kundër policisë.

Vende të tjera europiane, përfshirë Spanjën, Francën Holandën dhe Bullgarinë po përballen me zemërimin e fermerëve në prag të zgjedhjeve europiane të qershorit./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme