Edhe një tren ka shpërthyer në linjën e madhe të hekurudhës ruse në rajonin siberian, Buriatia. Ky është treni i dytë që shpërthen brenda pak ditësh.
Një person i cili ishte dëshmitar i shpërthimit më 1 dhjetor i konfirmoi raportimet në media për shpërthimin në linjën hekurudhore, Baikal-Amur Main, duke thënë se shpërthimi ndodhi në segmentin që kalon nëpër tunelin Severomuisk, në vendin e njëjtë ku kishte shpërthyer një tren tjetër para dy ditëve.
Mediat ukrainase cituan burime brenda ushtrisë se treni i dytë shpërtheu mbi një urë disa kilometra larg tunelit.
Zyrtarët rusë ende nuk kanë komentuar rreth këtij rasti.
Tuneli 15 kilometra i gjatë është më i gjati në hekurudhat e Rusisë. Linja hekurudhore Baikal-Amur Main përdoret shumë për tregti me Kinën.
Ngarkesa në hekurudha u rrit shumë pasi Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës më 2022, për shkak të transitit të mallrave nga porti Novorossizk dhe portet baltike.
Në vitin e fundit, 149 milionë tonë mallra u transportuan përmes hekurudhave Baikal-Amur Main dhe ato trans-siberiane, sipas të dhënave hekurudhore të Rusisë./rel
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...