Është konfirmuar një shpërthim i ri i virusit vdekjeprurës Ebola ne Afrikën Qendrore
Katër persona janë testuar pozitivisht nga Ebola në Republikën Demokratike te Kongos (DRC) ndërsa 20 kanë vdekur nga virusi hemorragjik në vend.
Ministria e Shëndetësisë në vend ka ngritur një ekip ekspertësh në zonën e infektimit rreth qytetit të Manginës në verilindje të vendit, 100 km nga kufiri i Ugandës.
Ajo vjen vetëm pak ditë pas një shpërthimi të Ebolës, i cili vrau 33 njerëz në veriperëndim të DRC-së, ku u deklarua se kishte mbaruar.
Ministria e shëndetësisë së vendit tha se ekipi i 12 ekspertëve do të mbërrijë në zonë të enjten për të ngritur një laborator të lëvizshëm.
Stafi dhe furnizimit tashmë janë dërguar në zona nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).
Ebola mendohet te përhapet ne distanca te gjata nga lakuriqët dhe shpesh kalon tek njerëzit me mishin që shitet në tregje.
Ky virus shkakton hemorragji, vjellje dhe diarre.
Më shumë se 11,300 njerëz vdiqën nga përhapja e Ebolës nga viti 2013 deri në vitin 2016 në vendet afrikane të Sierra Leone, Liberisë dhe Guineja.
Kryetari i WHO (Organizatës Botërore të Shëndetësisë), Teros Adhanom Ghebreyesus tha: “Ebola është kërcenim i vazhdueshëm për DRC”
Me pas vazhdoi “Ne do ta luftojmë edhe këtë njëjtë siç bëmë me të fundit”.
Por përpjekjet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes mund të përkeqësohen nga dhuna në rajon.
Rajoni i Kivu Veriut, ku rastet që kanë ndodhur janë thellësisht të paqëndrueshme, me mbi një milion refugjatë të zhvendosur.
Kryetari Julien Paluku ka lutur popullin që të respektojnë ligjin.
Te mërkurën, postoi ne Twitter: “Virusi Ebola është konfirmuar ne Kivu të Veriut. Ju bëj thirrje të jeni të qetë dhe të matur”.
Peter Salama nga WHO tha: “Kjo është një zonë aktive e luftës.
Kjo zone ka shumë tregti me Ruandën dhe Ugandën, aktivitete këto që mund të dërgojnë drejt përhapjes ndërkombëtarë të sëmundjes./arbresh.info/
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008