Shpërthen diga në Brazil, raportohet për 200 të zhdukur

22:01 | 25 Janar 2019
Arbresh Info

Një digë e cila ka shpërthyer në juglindje të Brazilit, ka bërë që e gjithë zona në Vila Ferteko të vërshohet nga uji, duke rritur frikën e zgjerimit të mbetjeve toksike. Raportohet se 200 persona deri më tani po cilësohen si të zhdukur.

Kompania e minierave të Brazilit “Vale SA” pretendon se nuk ka informacione për viktima apo të lënduar nga shpërthimi i digës Minas Zeiras, por kanë pranuar se mbetjet minerare kanë mbërritur në zonën Vila Ferteko, transmeton telegrafi.

Lagje të ndryshme të qytetit janë evakuuar, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë shpëtuar shumë qytetarët duke i marrë me helikopter dhe veturat e blinduara.

Televizioni lokal TV Record ka transmetuar pamjet kur helikopteri i zjarrfikësve fluturon pak centimetra mbi tokë, dhe e shpëton gruan që kishte ngecur në baltë.

Presidenti Jair Bolsonaro ka shkruar në Twitter, se i vjen keq për incidentin që ka ndodhur dhe se tre ministra të kabinetit të tij kanë dalë në vendin e ngjarjes.

https://twitter.com/candidobm/status/1088852454798704640

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme