Një autobus ka shpërthyer të dielën në mëngjes në qendër të Stokholmit pasi u përplas në një pengesë në hyrje të një tuneli. Një gazetë suedeze ka raportuar se në autobus nuk ka pasur pasagjerë, ndërsa shoferi është dërguar në spital.
Shërbimet e emergjencës kanë pranuar një thirrje për aksidentin pranë tunelit “Klara” në Stokholmin qendror rreth orës 11:25 sipas kohës lokale.
“E dëgjova një shpërthim të madh dhe më pas disa shpërthime më të vogla. Tingëllonte sikur skelat e një ndërtese po rrëzohen. Mendova se është sulm terrorist”, tha Björn Wallentin, dëshmitar i këtij shpërthimi.
Shkaktari i këtij aksidenti ende nuk dihet, por nuk ka shenja se ky rast është i lidhur me terrorizëm. Policia e Stokholmit i ka thënë gazetës “Aftonbladet” se autobusi ka pëdorur gazin natyror si lëndë djegëse.
Pas përplasjes, një shtëllungë e madhe e tymit të zi është parë në qiellin e kryeqytetit suedez, ndërsa zjarrëfikësit e kanë shuar zjarrin në orën 12 e 4 minuta, shkruan “The NeW York Times”
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...