Kryeministri malazias Najib Razak ka njoftuar shpërbërjen e parlamentit për zgjedhje të përgjithshme që do të jenë një test për koalicionin e tij qeveritar, për shkak të skandalit masiv financiar.
Pas paraqitjes së arritjeve të fundit të koalicionit Barisan Nasional në një fjalim 25-minutësh mbi televizionin shtetëror, Najib njoftoi se parlamenti do të shpërndahet të shtunën për të hapur rrugën për zgjedhjet që parashikohen të jenë të nxehta, transmeton portali arbresh.info.
“Ne e kemi mbajtur fjalën dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha ai. “Unë kërkoj mandatin tuaj për Barisan Nasional që të sundojë edhe për pesë vjet”.
Pas shpërbërjes, komisioni zgjedhor do të njoftojë në ditët në vijim datën e votimeve, të cilat priten në të mbahen në fillim të majit.
Koalicioni ka qenë në pushtet që nga pavarësia nga Britania në vitin 1957, por mbështetja e saj ka rënë në vitet e fundit./Arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës