Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se lidhur me kërkesën e presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador kanë vendosur në pritje procesin e shpalljes së karteleve meksikane të drogës si “organizata terroriste”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Trump bëri të ditur se çdo gjë është gati dhe se është plotësuar i gjithë procesi i nevojshëm në lidhje me shpalljen e karteleve meksikane të drogës si “organizata terroriste”.
“Por, kemi vendosur përkohësisht në pritje këtë proces, lidhur me kërkesën e presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador i cili është një njeri që e respektoj dhe që punon mirë me ne. Do të tregojmë përpjekje të përbashkëta për një zgjidhje përfundimtare kundër këtyre organizatave agresive dhe të rriten vazhdimisht”, shtoi Trump.
Muajin e kaluar në një deklaratë për gazetarin Bill O’Reilly, presidenti Trump tha se “Do t’i shpallim ‘grupe terroriste’ kartelet meksikane të drogës. Në 90 ditët e fundit ne po punojmë mbi këtë çështje. E dinë që çështja nuk është e lehtë, ka procese që duhet t‘i kalojmë dhe ne ndodhemi në ato procese”.
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...