Shpalli gjendjen ushtarake/ Parlamenti i Koresë së Jugut voton për shkarkimin e Presidentit

10:04 | 14 Dhjetor 2024
Q L

Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar “Po” për shkarkimin e Presidentit Yoon Suk Yeol. Ky i fundit shkaktoi tensione të larta në vend, duke për të vendosur ligjin ushtarak në fillim të këtij muaji.

Vendimi i Yoon e zhyti vendin në një krizë kushtetuese pasi ushtarët u përleshën me protestuesit në rrugët e kryeqytetit Seul.

Gjendja e jashtëzakonshme zgjati vetëm rreth gjashtë orë pasi parlamenti votoi për të bllokuar dekretin.

Pas rezultatit të votimit të sotëm,  Yoon do të pezullohet nga detyra presidenciale, ndërsa Gjykata Kushtetuese vendos nëse do ta rivendosë atë apo do ta shkarkojë nga detyra./abcnews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme