Shpallet lista e kandidatëve presidencialë në Turqi

13:44 | 13 Maj 2018
Arbresh.info

Gjashtë kandidatë do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, sipas listës përfundimtare të Bordit të Lartë të Zgjedhjeve në Turqi.

Vendimi i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve u botua në gazetën zyrtare të dielën. Kandidatët sipas rendit alfabetik janë: Do?u Perinçek, Meral Ak?ener, Muharrem Ince, Recep Tayyip Erdo?an, Selahattin Demirta? dhe Temel Karamollao?lu.

Në muajin prill të këtij viti, parlamenti miratoi projektligjin për zgjedhjet e parakohshme më 24 qershor, duke forcuar hapin e Turqisë drejt sistemit presidencial.

Në prill të vitit 2017, votuesit në Turqi miratuan kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

© SYRI.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme