Bora në qytet ka arritur një trashësi, që i kalon 20 inch, ndërkohë, që transporti publik pothuajse është i pezulluar dhe automjetet lëvizin vetëm në raste të veçanta raste nevoje
Gjendja e emergjencës, në qytetin e New York-ut, është në fuqi prej orëve të para të mëngjesit, kur i gjithë qyteti sot u gdhi i tëri i mbuluar nga bora, që ka nisur të bie me intensitet prej nga mesnata.
Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio dhe guvernatori Andrew Cuomo, shpallen gjendjen e jashtëzakonshme, në këtë situatë të rënduar, për të mobilizuar të gjitha burimet e nevojshme për të luftuar me vështirësitë që po shkakton stuhia.
De Blasio, njoftoi më parë të hënën se shkollat publike New York City, dhe institucionet e tjera të qytetit, zyrat e shërbimit social, do të jenë të mbyllura, gjatë gjithë ditën sot të martën për shkak të stuhisë.
Përjashtim janë spitalet, qendrat e emergjencës dhe shtëpitë e pleqve. Sistemi i New York City Public Library, tha ai gjithashtu se sot janë të mbyllur dhe shërbimi Citi Bike, për biçikletat me qera.
Bora në qytet ka arritur një trashësi, që i kalon 20 inch, mbi 15 centimetra, ndërkohë, që transporti publik, pothuajse, është i pezulluar, i gjithë dhe automjetet po lëvizin vetëm në raste të veçanta – raste nevoje.
Në të gjithë qytetin – NYC, pesë lagjet e tij, Queens , Manhattan, Bronx, Brooklyn dhe Staten Island, sot shkollat publike janë të mbyllura, po për shkak të kësaj stuhie të dimrit.
Autoritetet lokale u kanë kërkuar njujorkezëve nëpërmjet sistemit Weather Alert, shpërdar në telefonat celular dhe Iphone, që ata të qëndrojnë në shtëpi, nëse është e mundur – dhe po që se nuk e kanë shumë të nevojshme të dalin në rrugë.
Gjithashtu, i gjithë shërbimi metrosë mbi-tokë, që është edhe pika më e rëndësishme e transportit publik në NYC, me një qarkullim ditor, më shumë se 2 milion udhëtar në ditë, njoftohet se është pezulluar deri nesër në orë 4 pasmesnate, kur edhe pritet që rreshjet e borës të pushojnë dhe të lirohet lëvizja e redaktuar e trenave të Metrosë, njoftoi MTA.
Aktualisht, thuhet se sistemi i nën-dheshëm – Subway, nuk ka plane për të shkurtuar shërbimin e metrosë nën-tokë, sipas zyrtarëve, por do të reduktojë orarin e tyre , nga çdo 10 minuta për trenat në çdo 30 minuta.
Shërbimi metro dhe Express – përfundoi që në mesnatë, tani funksion sistemin lokal.
MTA njofton se shërbimi për Metro-North brenda dhe jashtë në stacionit qendror të qytetit Grand Central – do të pezullohet duke filluar nga mëngjesi, deri në mesditë, për shkak të ndikimit të trenave që vijnë nga jashtë.
Shërbimi me traget nga Staten Island, East River dhe Hudson River, dy lumenjët që lidhin ishullin e NYC me Ferry, janë pezulluar përkohësisht, ose qarkullojnë me orë të reduktuara.
Sistemi i trenave Amtrak do të veprojë një orar të modifikuar në verilindje, pa shërbim do të jet linja tjetër nga veriu Acela Express midis New York dhe Boston, dhe të modifikuara janë shërbimet Acela Express midis New York dhe Washington,D.C.
Shumica e akumulimit të borës pritet të përfundojë në orën 11 pasmesnate.
Departamenti i Higjienës, ka vënë lëvizje për pastrimin e borës në rrugët e qyteti mbi 700 automjete, të pajisura këto me zinxhirë dhe para me thikat e pastrimit, dhe pas kanë centrifugat e hedhjes së kripës për të përballuar stuhinë.
Në mënyrë që të bëjë punën më të lehtë punën e tyre, autoritet bëjnë thirrje qytetarëve, për ekipet emergjente, ambulancave, makinave të policisë dhe zjarrfikësve, banorëve u kërkohet të mbajnë automjet e tyre, jashtë rrugëve për të mos i bllokuar rrugët e brendshme një kalimshme.
Tre aeroportet më të mëdha të fluturimeve ajrore për udhëtarët – aeroportit ndërkombëtare, Newark, JFK dhe Laguardia, megjithëse me probleme në ulje dhe ngritjen e aeroplanëve, njoftojnë autoritetet njujorkeze, nuk i kanë pezulluar fluturimet, si ato përtej oqeanit dhe linjat e brendshme.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...