Emil dhe Rodica Radita kishin izoluar dhe neglizhuar djalin e tyre Alexandru për disa vjet deri sa ai kishte vdekur.
Prindërit e 15 vjeçarit e kishin ditur se ai vuante nga diabeti por nuk i kishin dhënë insulinë, madje as ushqim, është raportuar në gjyq, transmeton arbresh.info.
Një mjek gjatë dëshmisë së saj kishte treguar se djaloshin në kohën kur ishte gjetur i vdekur kishte pasur të veshur vetëm një bluzë dhe pelenë, ndërsa kishte humbur peshë aq shumë saqë dukej sikur mumie.
Cifti Radita ishte i vetëdijshëm për dëmin që i shkaktonin fëmijës së tyre, thuhet në gjykatë, kurse ata nuk kishin shprehur kurrfarë emocioni apo edhe deklarate për vdekjen e tij.
Alexandru vdiq në shtëpinë e tij në Calagry të Kanadasë, ndërsa ishte njëri ndër tetë fëmijët e çiftit.
Kurse çifti Radita janë dënuar për vrasje të shkallës së parë./Arbresh.info
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...