Shoferi përplas 17 këmbësorë me makinë në Poloni

22:49 | 1 Mars 2024
R J
“Një veturë me shpejtësi goditi një grup njerëzish që kalonin vendkalimin e këmbësorëve”, ka thënë Tomasz Kubiak, përfaqësues i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve Szczecin, për TVN24 polake.

Nga aksidenti janë lënduar 17 persona, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa kohësh është arrestuar, sipas TVN23.

Është konfirmuar se është një 33-vjeçar. Kubiak shtoi se i dyshuari goditi katër vetura të tjera ndërsa po largohej nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme