Google ADS

Shoferi i dehur vret 6 turistë gjermanë në Itali

21:18 | 5 Janar 2020
Trina Galanxhi

Një makinë ka goditur një grup turistësh të rinjë gjermanë në veri të Italisë, duke lënë të vdekur gjashtë persona dhe 11 të tjerë të plagosur.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në një fshat afër Valle Aurina, afër Bolzano në rajonin Alto Adige, transmeton portal arbresh.info

Regjioni i Italisë veriore është i njohur për turistët gjermanë, pasi është vendpushim i preferuar për sportet dimërore.

Shërbimi zjarrfikës vullnetar Lutago tha në Facebook se gjashtë të vdekurit u vranë në vendin e ngjarjes, përderisa po pritnin që të hipnin në autobus.

Të plagosurit, katër prej të cilëve janë në një gjendje kritike, janë dërguar në disa spitale rajonalë.

Sky TG24 citoi karabinierët italianë që thanë se shoferi ishte në gjendje të dehur kur kishte përplasur turistët.

Ai u arrestua nën dyshimin e vrasjes në autostradë ndërsa ishte duke u trajtuar në spitalin në Brunico, sipas agjencisë së lajmeve LaPresse.

Presidenti rajonal i Alto Adige, Arno Kompatscher, tha në një konferencë për shtyp se viktimat ishin pjesë e një grupi të gjermanëve të rinj që pushonin në rajon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme